Tahiri: Shteti i Serbisë është direkt i përfshirë në sulmin terrorist, duhet hetim ndëkombëtar

Aktuale

Tahiri: Shteti i Serbisë është direkt i përfshirë në sulmin terrorist, duhet hetim ndëkombëtar

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 18:54
Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka ripërsëritur kërkesën për hetim ndërkombëtar për sulmin terrorist në veri të Kosovës.

Tahiri ka thënë se shteti i Serbisë është drejpërdrejt i përfshirë në këto sulme të armatosura.

Deklarata e sotme e Radojçiçit se ai ishte në krye të grupit të armatosur që bëri sulmin terrorist në veri të Kosovës, vërteton se shtetit Serb ishte pjesë e një skenari mirë të përgatitur në nivelet më të larta të Serbisë e të mbështetur nga Rusia. Po ashtu, shpallja ditë zie në Serbi për kriminelët që vranë dhe plagosën policë të Kosovës, është një tjetër dëshmi se shteti i Serbisë është drejpërdrejt i përfshirë në këto sulme të armatosura”, ka thënë Tahiri.

Ai ka shtuar se për të dalë në pah e vërteta, duhet domosdo hetim ndërkombëtar.

“Një hetim ndërkombëtar është i domosdoshëm për të dalë kjo e vërtetë në pah”, ka përfunduar Tahiri në profilin e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat