Miftaraj: Rrethanë e favorshme për Kosovën, pranimi i Radojçiqit

Aktuale

Miftaraj: Rrethanë e favorshme për Kosovën, pranimi i Radojçiqit

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 19:44
Ehat Miftaraj.

Pasi Milan Radojçiq, nëpërmjet avokatit të tij, e ka pranuar se ka qenë pjesë dhe udhëheqës i grupit terrorist në veriun e Kosovës, tani presioni do të bije direkt mbi shtetit e Serbisë. Kështu deklaroi në InfoPlus në RTK, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj.

“Në bazë të deklaratës thuhet se ka qenë pjesëmarrës, atëherë është e ditur që ky ka qenë koka e grupit terrorist. Prandaj edhe shtetet e ndryshëm të Bashkimit Evropian e kanë quajtur këtë sulm terrorist, kjo si rrethanë e re nënkupton se presioni do të bije tash direkt tek shtetit serbë”, tha ai.

Sipas tij, tani duhet të merren masa ndaj Radoiçiqit, por edhe ndaj të gjithë personave të tjerë që morën pjesë në sulmin terrorist të së dielës së kaluar

“Besoj që kjo rrethanë e re do të jetë shumë e rëndësishme për Republikën e Kosovës, sepse më në fund, nëse nëpërmjet avokatit të tij ai e pranon që grupi ti ka bërë përpjekje dhunshëm të rrënojë rendin juridik, kjo është e mjaftueshme”, deklaroi Miftaraj.

Sipas tij, është e vështirë dhe gati e pa mundur që të mos jetë i njoftuar në radhë të parë Beogradi zyrtar, e sidomos shërbimi sekretet serb për një armatim, i cili siç tha Miftaraj, ka qenë jashtëzakonisht  e vështirë të futet në territorin e Kosovës pa e vënë re askush.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat