Ministrja Haxhiu zbardh kërkesën: Radojçiq së shpejti i kërkuar ndërkombëtar

Aktuale

Ministrja Haxhiu zbardh kërkesën: Radojçiq së shpejti i kërkuar ndërkombëtar

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 20:24
Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu tha në një intervistë për Euronews Albania se Milan Radojiçiç, organizatori i sulmit terrorist ndaj policisë së Kosovës do të jetë së shpejti në kërkim ndërkombëtar.

Ajo i kërkoi Radoiçiçit që të dorëzohet tek autoritetet e Kosovës dhe të përgjigjet penalisht për terrorizimin që ka bërë në Kosovë.

“Institucionet  e republikë së Kosovë janë duke bërë një hetim serioz lidhur me sulmin terrorist në veri të Kosovës. Janë bastisur pronat e Raidiçit, ka pasur konfiskime të pronave të tij dhe para pak kohësh dëgjuam një konferencë në raport me këtë person, por ajo që do të thosha është që ai shpejt do jetë në listën e personave që kërkohen ndërkombëtarisht se republika e Kosovës do ta trajtojë me seriozitet këtë sulm terrorist.

Në vend të deklaratave për të amnistuar Vuçiç, ai duhet të vijë të dhe të përgjigjet penalisht për terrorizmin që ka bërë në Kosovë”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat