Gërvalla pas letrës së Radoiçiqit: Konfirmon që shteti serb është i përfshirë, të sanksionhet regjmimi Vuçiqit

Aktuale

Gërvalla pas letrës së Radoiçiqit: Konfirmon që shteti serb është i përfshirë, të sanksionhet regjmimi Vuçiqit

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 21:04
Shefja e diplomacisë, Donika Gërvalla

Shefja e diplomacisë, Donika Gërvalla, ka thënë se bashkëpunëtori i ngushtë i Vuçiqit, Milan Radojicic, sot ka rrëfyer se ka drejtuar sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës.

Gërvalla thotë se kjo konfirmon provat që Kosova ka ofruar, që shteti serb është plotësisht i përfshirë në sulmin terrorist. Ajo ka potencuar se Kosova kërkon nga komuniteti ndërkombëtar që ta sanksionojnë regjimin e Vuçiqit.

 “I bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar të sanksionojë regjimin e Vuçiqit”, ka shkruar Gërvalla.

Millan Radoiçiç ka pranuar sot pjesëmarrjen dhe organizimin e sulmit në Banjskë më 24 shtator.

Përmes një letre të lexuar nga avokati i tij Goran Petronijeviç për publikun nga Beogradi, Radoiçiç, pranon se është personi që ka kryer përgatitjet logjistike për ngjarjet në Veriun e Kosovës, por mohon çdo përfshirje të institucioneve në Beograd në planin e përgatitur prej tij.

Ai ka deklaruar se arsyeja për armatimin e grumbulluar është nisja e rezistencës ndaj terrorit të asaj që ai e cilëson si regjimi i kryeministrit Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat