Britania dërgon trupa shtesë në Kosovë – njofton ministria britanike e Mbrojtjes

Aktuale

Britania dërgon trupa shtesë në Kosovë – njofton ministria britanike e Mbrojtjes

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 23:02
Foto ilustrim

Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe thotë se ka transferuar komandën e një batalioni të ushtrisë në NATO, në mënyrë që të mund të ofrojë mbështetje në Kosovë në rast se kërkohet.

“Për shkak të situatës aktuale në Kosovë, ne kemi transferuar komandën e Batalionit të Parë të Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit – një forcë rezervë për Forcën e NATO-s në Kosovë (KFOR), në mënyrë që të mund të ofrojë mbështetjes nëse kërkohet”, tha Ministria britanike Mbrojtjes, raporton Reuters.

Ndryshe, gjatë ditës, Aleanca Veri-Atlantike ka konfirmuar sot se ka autorizuar forca shtesë në Kosovë për shkak të zhvillimeve të fundit në veri të vendit.

Në njoftimin për media thuhet se KFOR-i do të ndërmarr veprimet e nevojshme për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

“Që nga maji, ne kemi rrit praninë e KFOR-it. Vetëm dje Këshilli i Atlantikut të Veriut autorizoi forca shtesë për të adresuar situatën aktuale”, thuhet në deklaratë.

Më tej, thuhet se KFOR-i vazhdon të koordinohet ngushtë me të gjitha palët, në Beograd, në Prishtinë, si dhe me Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), OSBE-në, Misionin e OKB-së në Kosovë dhe komunitetin diplomatik. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat