Kamberi: Nëse Vuçiq s’e tërheq ushtrinë, mund të rikthehet Zona e Sigurisë 5 km nga Marrëveshja e Kumanovës

Aktuale

Kamberi: Nëse Vuçiq s’e tërheq ushtrinë, mund të rikthehet Zona e Sigurisë 5 km nga Marrëveshja e Kumanovës

Më: 30 shtator 2023 Në ora: 12:32
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shqip Kamberi

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shqip Kamberi, ka shkruar pas telefonatës së djeshme që Sekretari Amerikan, Antony Blinken, i ka bërë kreut të shtetit serb, Aleksaner Vucic.

Kamberi thotë se Blinken ka qenë i qartë në kërkesën e tij që Serbia të tërheqë ushtrinë nga kufiri me Kosovën.

"Vuçiq duhet të vendosë“, ka shkruar Kamberi.

Sipas tij, nëse dështohet me përfilljen e kërkesës së SHBA-së, mund të rivendoset Zona e Sigurisë Tokësore që mundësohet sipas Marrëveshjes së Kumanovës.

Zona e Sigurisë Tokësore (GSZ) përkufizohet si një zonë prej 5 kilometrash nga kufiri i Kosovës drejt territorit të Serbisë dhe sipas kësaj Marrëveshje forcat serbe s’mund të hyjnë, rihyjnë apo mbeten brenda territorit të Kosovës ose Zonës së Sigurisë Tokësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat