Gjermania e ashpër ndaj Serbisë: Reduktoji trupat në kufi me Kosovën – pa vonesa

Aktuale

Gjermania e ashpër ndaj Serbisë: Reduktoji trupat në kufi me Kosovën – pa vonesa

Më: 30 shtator 2023 Në ora: 16:57
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë i ka bërë thirrje Serbisë që të reduktojë trupat e saj në kufirin me Kosovën pa vonesa.

Sipas MPJ-së gjermane, përshkallëzimi i mëtejshëm mes Serbisë dhe Kosovës duhet të shmangët, ndërsa bëri thirrje që procesi politik të vazhdojë urgjentisht.

“Së bashku me partnerët tanë, ne jemi në kontakt të drejtpërdrejtë me palët e përfshira. Procesi politik duhet të vazhdojë urgjentisht”, thuhet në reagim.

Kujtojmë se përveç Gjermanisë, thirrje Serbisë për largimin e trupave ushtarake rrotull kufirit me Kosovën i ka bërë thirrje edhe ShBA-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat