Hovenier takohet me shtetasit e SHBA’së që jetojnë në Kosovë

Aktuale

Hovenier takohet me shtetasit e SHBA’së që jetojnë në Kosovë

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 11:10
Foto nga vendi i ngjarjes

Ambasadori amerikan Hovenier bashkë me ekipin konsullor të Ambasadës në Prishtinë, janë takuar me shtetas të SHBA’së që jetojnë në Kosovë.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi të Ambasadës së SHBA’së në Kosovë në platformën “X”.

“Javën e kaluar, ambasadori Hovenier dhe ekipi konsullor i Ambasadës në Prishtinë u takuan me shtetas të SHBA’së që jetojnë në Kosovë.

Ekipi ishte i interesuar të dëgjojë për përvojat e juaja dhe ndau më shumë informata se si ambasada punon për t’i mbrojtur interesat e qytetarëve amerikanë jashtë vendit. Faleminderit për të gjithë që morën pjesë”, thuhet në postimin në “X”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat