Dëshmi të reja: Kështu u planifikua sulmi nga terroristët serbë - Sveçla me drejtorin e Policisë tregojnë se çka do të ndodhë me vilën e Radojçiqit

Aktuale

Dëshmi të reja: Kështu u planifikua sulmi nga terroristët serbë - Sveçla me drejtorin e Policisë tregojnë se çka do të ndodhë me vilën e Radojçiqit

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 13:25 Përditësuar në ora: 17:03 më 01.10.2023
Gazmend Hoxha dhe Xhelal Sveçla

Sveçla: Informatat nga inteligjenca flasin për më shumë terrorist të vrarë në Banjskë

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ka thënë se aksioni po vazhdon në veri.

Ai ka shprehur dyshime se ka më shumë të vrarë se sa dihen zyrtarisht.

“Aksioni po vazhdon, në momentin kur do të gjenden trupat tjerë, apo në momentin kur do të kemi dëshmi patjetër që do të njoftojmë”, ka deklaruar Sveçla në konferencën e përbashkët për media me drejtorin e Policisë së Kosovës.

Sipas tij, vet presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se janë katër të vrarë.

“Edhe vet presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka folur për katër të vrarë. Informatat nga inteligjenca flasin për më shumë, por çdo moment që kemi dëshmi, do t’i publikojmë”, ka deklaruar Sveçla.

Kujtojmë deri më tani në janë ekzaminuar trupat e tre terroristëve që ishin vrarë gjatë sulmit ndaj policisë së Kosovës ku mbeti i vdekur edhe rreshteri Afrim Bunjaku.

Plani për aneksimin e veriut, Hoxha: Kemi dokumente, parashiheshin sulme nga 37 pozicione dhe rezistencë e armatosur

Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha tha se grupi terrorist kishte për qëllim aneksimin e pjesës veriore të Kosovës.

Hoxha në një konferencë për media bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se posedojnë dokumente të cilat e dëshmojnë këtë plan, por që tani s’mund t’i bëjnë publike.

“Kanë pasur jo vetëm për qëllim marrjen e fshatit Basnjskë dhe sulmin ndaj Policisë apo s’ka qenë plan vrasja e policit por plane tjera. Plani i tillë ka qenë një plan total i aneksimit të veriut të Kosovës”, tha ai.

Sipas Hoxhës, plani parashihte sulme nga 37 pozicione në veri të vendit.

“Në dokumentet që ne i kemi në dorë, por të cilat tani për tani nuk mund t’i ndajë me ju, ka një plan për aneksim total të pjesës veriore, të paraparë në fazën fillestare me 37 pozicione, nga ku do të sulmoheshin njësitet tona policore jo vetëm në Banjskë, jo vetëm në Zveçan, por në gjithë pjesën veriore të Kosovës. Pastaj, krijimi i korridorit të lirë për Serbinë de furnizimet tjera me njerëz, materiale dhe furnizimet tjera të nevojshme për rezistencë të armatosur dhe për krijimin e një realiteti të ri në këtë vend”, tha ai.

Drejtori i Policisë tha se “u dëshmua që betejat dhe luftërat nuk i fitojnë ata që kanë armatim, por betejat i fitojnë ata që kanë kauzë të drejtë dhe që kanë zemër”. “E ata kanë qenë Policia e Kosovës dhe shteti jonë”.

Sveçla: Prona e Radojçiqit do të shfrytëzohet nga Policia e Kosovës për stacion për njësi me barka

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se është në bisedime me Ministrinë e Bujqësisë që prona e Milan Radojçiqit të kaloj në kuadër të dikasterit të tij.

Sipas Sveçlës, me këtë do të bëhej e mundur për stacion për njësi me barka në departmentin e kufirit nga ana e Policisë së Kosovës.

“Kompleksi i Milan Radojçiqiqt është i ndërtuar në agjencinë pyjore të Republikës së Kosovës. Bypasi i tunelit është uzurpuar nga ky kompleks nga Milan Radojqiq”, u shpreh Sveçla.

“Tashmë jam në bisedime me ministrin e Bujqësisë, që kjo pronë t’i kalojë ministrisë së Punëve të Brendshme dhe më pastaj të shfrytëzohet nga Policia e Kosovës, për stacion për njësi me barka në departamentin e kufirit”.

Drejtori i Policisë: Rreshteri Afrim Bunjaku humbi jetën nga shpërthimi i një mine të telekomanduar, shfaq pamjet

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se rreshteri Afrim Bunjaku ka humbur jetën nga shpërthimi i një mine që ka shpërthyer me teledirigjim.

Hoxha thotë se nuk qëndrojnë pohimet e Serbisë se qëllimi nuk ka qenë vrasja e policëve të Kosovës.

“Vrasja ka ndodhur me minë anti-këmëbsorike, të detonuar me tele-dirigjues dhe bateri elektrike që është përdorur nga grupi. Kanë vazhduar sulmet me raketahedhës në dhe afër manastirit, diku 300-400 metra nga vendi ku u vra rreshter Afrimi”, ka thënë Hoxha.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë thotë se pamjet janë marrë nga kamerat e autoblindave të Policisë së Kosovës.

“Momenti i sulmit, dhe hedhjes nga pjesa e epërme edhe pastaj fati ka qenë në anën tonë dhe nuk është qëlluar direkt blinda…Ora 4:21 e mëngjesit. Goditja me zollë”, tha Hoxha derisa prezenton videon e sulmit.

“Kolegët tanë vazhdojnë dhe dalin përtej barrikadës së parë. Veturat anash kanë qenë të policisë që kanë qenë të sulmuara që kanë mbetur në vendin e ngjarjes”, ka thënë Hoxha më tutje.

“Vetura që është përdorur nga rreshteri Bunjaku dhe një veturë tjetër e njësitit të Policisë kufitare”, tha ai duke shtuar se për këtë arsye nevojiten njësitet e specializuara.

“Sulmi fillestar është bërë fillimisht me eksploziv, si pasojë e këtij sulmi ka ndërruar jetë rreshteri policor Afrim Bunjaku, i stacionit policor në Zveçan. Pra, nuk u sulmua Policia Speciale sepse nuk ka qenë atje, por patrulla policore e rendit publik”.

“Jemi ballafaquar me kritika të padrejta se po dërgojmë Njësinë speciale në pjesën veriore, por e kemi ditur se një ditë do të ballafaqohemi me një lloj të tillë kërcënimi. Policët tanë janë në rrezik të vazhdueshëm atje. Policët e rendit kishin shkuar për të verifikuar se çfarë ndodhi me kamionin, nëse ka pësuar ndonjë aksident apo si është puna, në moment kur ka shkuar është përdorur eksplozivi”, ka thënë Hoxha.

Prezenca ruse në sulmin në Banjskë, Sveçla: Janë disa prova

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se tashmë janë gjetur disa prova të ndikimit të Rusisë në sulmin në Banjskë, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Sveçla këto deklarime i ka thënë në një konferencë për shtyp, ku ka dhënë detaje shtesë.

“Janë disa prova, janë deklaruar tashmë se një nga disa veturat janë gejtur në gjuhën ruse, një nga ose disa nga pajisje janë ruse, motorët katërrrotshe i keni parë, janë prodhim rus, dhënë si donacion ushtrisë së Serbisë.

Ata i kanë shfrytëzuar për sulme ndaj Republikës së Kosovës”, u shpreh Sveçla.

Hoxha: Është arrestuar një person në Jarinje, ekziston lidhja e mundshme me 24 shtatorin

Drejtori i policisë, Gazmend Hoxha përmes një konference për media ka bërë të ditur se sot është arrestuar një person në Jarinje.

Hoxha bëri të ditur se është bastisur prona e tij dhe është gjetur një sasi e municionit si dhe shtoi se ekziston lidhja e mundshme me 24 shtatorin.

“Ka ndodhë një arrestim sot në Jarinje, poashtu policia ka kryer bastistje në pronën e tij dhe është gjetur një armë dhe një sasi e municionit.

Besoj se i njëjti do të shkojë në paraburgim për 48 orë dhe pastaj do të vazhdojë të trajtohet, ekziston lidhja e mundshme me datën 24”, u shpreh ai.

Sveçla dhe Hoxha: Nuk ka pasur kurrfarë negocimi me grupin terrorist, përgatitja ushtarake ua mundësoi tërheqjen

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe drejtori i Përgjithshëm i PK-së, Gazmend Hoxha në një konferencë për media kanë dhënë detaje të reja rreth sulmit terrorist të organizuar nga Milan Radoiçiq që ka ndodhur më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.

Sveçla dhe Hoxha deklaruan se nuk kanë negociuar me grupin terrorist për t’u tërhequr e as për t’u dorëzuar. Ata deklaruan se edhe tërheqja e tyre u mundësua pasi ishin të përgatitur ushtarakisht dhe e njihnin terrenin mirë.

“Janë mbi 90-të që kanë marr pjesë në sulm. Policët tanë kanë qenë në numër më të vogël se sa sulmuesit. Terreni ka qenë i vështirë për PK dhe përkundër gjithë këtyre disavantazheve në të cilat PK është gjeta, ka tregu profesionalizëm të pashembullt dhe sukses të jashtëzakonshëm. Nuk ka pasur kurrfarë negocimi. Tërheqja është bërë pasi këtë ua ka mundësuar malet e larta me vegjetacion dhe përgatitja e tyre ushtarake të cilët kanë ditë se si me u tërheq”, tha Sveçla.

Kurse Hoxha u shpreh se asnjë tentativë për negocim nuk ka pasur Policia e Kosovës.

Sveçla: Sulmi terrorist kishte vetëm një qëllim, aneksimin e veriut të Kosovës

Ministri Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë sot se çdo ditë kanë dëshmuar me fakte të patjetërsueshme lidhjen e shtetit serb dhe presidentit Aleksandër Vuçiq me sulimin e fshatit Banjksë të Zveçanit.

Ky organizim terrorist sipas tij, kishte vetëm një qëllim, aneksimin e veriut të Republikës së Kosovës.

“Përmes pamjeve do të dëshmojmë se shteti i Serbisë është i përfshirë drejtpërdrejtë në ngjarjet e 24 shtatorit.. Për shumë armatime kemi dokumentacion që janë dhënë nga ushtria serbe... ‘Pablo Escobar dhe Prigozhin i Serbisë’, kanë dështuar falë profesionalizmit të Policisë së Kosovës", theksoi ai në një konferencë të përbashkët për media me drejtorin e policisë.

Ndërsa, drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha theksoi se nga hetimet policore kemi ardhur në përfundimin se grupi terrorist ka zhvilluar ushtrime të gjata në Kopaonik

"Nga hetimet policore kemi ardhur në përfundim se grupi terrorist ka zhvilluar ushtrime të gjata në Kopaonik dhe Paculanske Livade që është poligon i trajnimeve të komunës së Paraqinit", tha ai.

Drejtori i PK-së: Qendra e grupit terrorist ishte Kopaniku – katër ditë para sulmit u kryen përgatitjet finale në një ndër poligonet më të mëdha të ushtrisë serbe

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka thënë se Policia e Kosovës po zhvillon hetime intensive për sulmin terrorist që ndodhi më 24 shtator në Banjskë.

Hoxha shtoi se nga hetimet fillestare kemi ardhur në përfundim dhe në sigurimin e të dhënave shqetësuese që vërtetojë se grupi terrorist ka zhvilluar përgatitje për një kohë të gjatë brenda terrorit të Serbisë.

Këto të dhëna po ashtu tregojnë se grupit terrorist i është vënë në dispozicion infrastruktura dhe logjistika e ushtrisë së Serbisë për stërvitje ushtarake para sulmit në Kosovë. Bazuar në të dhënat e siguruara rezulton se qendra e grupit terrorist ka qenë Kopauniku, përkatësishht hapësira që është pronë e Milan Radoiçiqit.

Ushtrimet ushtarake janë mbajtur në një ndër poligonet më të mëdha të ushtrisë serbe “Pasuljanske livade” dhe atë së paku katër ditë para sulmit në Banjskë”, tha Hoxha.

Drejtori i policisë shtoi më tej se sipas të dhënave të siguruara në këtë fazë të hetimit është vërtetuar ndërlidhja dhe qëndrimi i grupit terrorist në Kopaunik, pastaj në Pasuljanske livade (poligoni i ushtrisë serbe) dhe në Banjskë në Kosovë.

“Më datën 20.09.2023 në bazë të pamjeve të siguruara shihet se është bërë përgatitje finale për sulmin që ndodhi katër ditë pas ndaj Policisë së Kosovës”, tha Hoxha.

Sveçla prezanton dëshmi të reja

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në një konferencë të jashtëzakonshme për media ka zbuluar dëshmi të reja se si Serbia ka organizuar sulmet terroriste më 24 shtator ndaj Policisë së Kosovës në veri.

Sveçla tha se kanë gjetur armatime dhe gjatë ditës së sotme.

Kemi gjetur edhe sasi tjera të armatimit gjatë ditës së djeshme dhe sot. Serbia dhe Vuçiq u përpiqen të thonë se nuk kanë të bëjnë më sulme, por faktet do t’i ofrojmë sot.
Milan Radoiçiq. Grupi terrorist ka zhvillu stërvitjet ushtarake në Serbi
”, tha ai.

Sveçla deklaroi se shteti autokratik me historinë kriminale sulmoi shtetin më të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat