“Poshtërohet Serbia nga Kosova”, Gjinovci vjen me deklaratë të fortë pas demaskimit të terroristëve serbë

Aktuale

“Poshtërohet Serbia nga Kosova”, Gjinovci vjen me deklaratë të fortë pas demaskimit të terroristëve serbë

Nga: A.M. Më: 1 tetor 2023 Në ora: 16:18
Analisti Rron Gjinovci

Analisti Rron Gjinovci ka reaguar pas pamjeve të fundit të publikuara nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës, në lidhje me sulmin e terroristëve serbë në Banjskë.

Ai në një postim në Fascebook, tha se Serbia u poshtërua nga Kosova, pasi policia jonë e demaskoi keq atë.

“Ku po don ma poshtërim sesa policia e ni veni të kërcënum si Kosova me demasku kaq flliqtë krejt strukturën e sigurisë së ni veni kërcënus si Serbia”, shkroi ndër të tjera Gjinovci, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Poshtërohet Serbia nga Kosova. Arriti Policia e Kosovës me qitë me video qysh kanë ushtru paraushtarakët terroristë nëpër Serbi. Ku po don ma poshtërim sesa policia e ni veni të kërcënum si Kosova me demasku kaq flliqtë krejt strukturën e sigurisë së ni veni kërcënus si Serbia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat