Sveçla dhe Hoxha: Nuk ka pasur kurrfarë negocimi me grupin terrorist, përgatitja ushtarake ua mundësoi tërheqjen

Aktuale

Sveçla dhe Hoxha: Nuk ka pasur kurrfarë negocimi me grupin terrorist, përgatitja ushtarake ua mundësoi tërheqjen

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 16:22
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe drejtori i Përgjithshëm i PK-së, Gazmend Hoxha

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe drejtori i Përgjithshëm i PK-së, Gazmend Hoxha në një konferencë për media kanë dhënë detaje të reja rreth sulmit terrorist të organizuar nga Milan Radoiçiq që ka ndodhur më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.

Sveçla dhe Hoxha deklaruan se nuk kanë negociuar me grupin terrorist për t’u tërhequr e as për t’u dorëzuar. Ata deklaruan se edhe tërheqja e tyre u mundësua pasi ishin të përgatitur ushtarakisht dhe e njihnin terrenin mirë.

“Janë mbi 90-të që kanë marr pjesë në sulm. Policët tanë kanë qenë në numër më të vogël se sa sulmuesit. Terreni ka qenë i vështirë për PK dhe përkundër gjithë këtyre disavantazheve në të cilat PK është gjeta, ka tregu profesionalizëm të pashembullt dhe sukses të jashtëzakonshëm. Nuk ka pasur kurrfarë negocimi. Tërheqja është bërë pasi këtë ua ka mundësuar malet e larta me vegjetacion dhe përgatitja e tyre ushtarake të cilët kanë ditë se si me u tërheq”, tha Sveçla.

Kurse Hoxha u shpreh se asnjë tentativë për negocim nuk ka pasur Policia e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat