“Nëse Serbia sulmon Kosovën”/ Bytyçi: Ky do të ishte shansi i fundit që shqiptarët të rivendosin drejtësi!

Aktuale

“Nëse Serbia sulmon Kosovën”/ Bytyçi: Ky do të ishte shansi i fundit që shqiptarët të rivendosin drejtësi!

Nga: M.L. Më: 2 tetor 2023 Në ora: 00:18
Foto ilustrim nga sulmi terrorist në Banjskë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur shqetësimin e tyre për vendosjen e trupave serbe pranë kufirit me Kosovën.

Gjatë një bisede me gazetarët më 29 shtator, koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, shprehu shqetësimin e Uashingtonit, për siç tha, “dislokimin e madh” të trupave të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën.

Me t’i parë këto reagime të SHBA-së dhe BE-së, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq njoftoi se do të tërheq forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën.

Por, çfarë do të ndodhte nëse Serbia do ta sulmonte Kosovën?

Në një postim në Facebook, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dr. Enver Bytyçi ka thënë se me këtë rast shqiptarëve do t’u jepej shansi i fundit për të rivendosur drejtësinë në të gjitha territoret e grabitura nga fqinjët.

Nëse Serbia sulmon Kosovën, shqiptarëve u jepet shansi i fundit për të rivendosur drejtësinë në të gjitha territoret e grabitura nga fqinjët, deri në Nish! Ndërsa Serbia do duhet të rikthehet në territorin e vitit 1878!”, ka shkruar Bytyçi.

Ndryshe, situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar që nga 24 shtatori, kur rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku u vra në Banjskë të Zveçanit nga një grup terrorist serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat