Kurti falënderon kryetarët e komunave për mbështetjen ndaj policisë: Ngadhënjyem në betejën me kriminelët dhe terroristët

Aktuale

Kurti falënderon kryetarët e komunave për mbështetjen ndaj policisë: Ngadhënjyem në betejën me kriminelët dhe terroristët

Më: 2 tetor 2023 Në ora: 07:07 Përditësuar në ora: 10:56 më 02.10.2023
Albin Kurti

Kurti falënderon kryetarët e komunave për mbështetjen ndaj policisë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka nisur takimin me kryetarët e komunave, ku pjesëmarrës janë edhe kryetarët e komunave veriore.

Kurti gjatë fjalimit të tij ka folur për buxhetin dhe projektet për komuna, ku bëri të ditur që me qeverisjen e tij është rritur edhe buxheti për komuna.

Për vitin 2024 kemi 90 milionë euro më shumë për komuna. Buxheti është rritur për komuna, investimet kapitale nga ministritë e linjës përfshijnë autostrada, përmirësim të rrugëve, shkolla të reja, këto investime përfshijnë të gjitha komunat pa përjashtim”, u shpreh kryeministri.

Kryeministri po ashtu falënderoi kryetarët e komunave për mbështetjen e dhënë për Policinë e Kosovës, pas sulmit terrorist që ndodhi më 24 shtator.

Ju falënderoj për solidaritetin dhe mbështetjen e treguar me Policinë e Kosovës në këto ditë të vështira të përballjes me kriminelët dhe terroristët, me një betejë të cilën e ngadhënjyem, por të cilën heroikisht ra rreshteri policor, Afrim Bunjaku”, tha mes tjerash ai.

Takimi mes Kurtit, ministrave dhe kryetarëve të komunës është duke vazhduar.

Kurti do të takojë sot kryetarët e komunave

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, njofton se sot do të mbahet takim i radhës i përbashkët i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ministritë e linjës dhe kryetarëve të komunave të Kosovës.

Takimi do të mbahet duke filluar nga ora 10:00 në ndërtesën e qeverisë.

Detaje lidhje me takimin nuk janë dhënë.

Dihet që ngjarjet e fundit kanë sjellur tensione të mëdha në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat