Ministrja Hajdari u taku me hajnin që iu fut në banesë, iu zhduk para syve

Aktuale

Ministrja Hajdari u taku me hajnin që iu fut në banesë, iu zhduk para syve

Më: 2 tetor 2023 Në ora: 09:06
Rozeta Hajdari

Gazeta raportoi sot ekskluzivisht se ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka qenë cak i vjedhjes në orët e mëngjesit të së dielës, në banesën e saj në rrugën “Vicianum” në Prishtinë. Prokuroria tashmë ka nisur hetimet pas denoncimit të ministres.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se hajni që u fut në banesën e ministres Hajdari, u “zatet” me të dhe u zhduk para syve të saj, bashkë me gjësendet që kishte “avulluar”.

Si ndodhi gjithçka në pikë të mëngjesit?

Vjedhja dyshohet se është kryer rreth orës 07:00 të mëngjesit, kur personi i dyshuar ishte futur në banesën e ministres dhe ua vuri syrin gjësendeve me vlerë e dokumenteve të Hajdarit.

Nuk dihet se si arriti të futej në banesë, nëse dera ishte e hapur apo hajni posedonte çelës të banesës, i dyshuari teksa po kryente vjedhjen ia “prishi” gjumin ministres dhe e njëjta e kapi në flagrancë.

Por Hajdari nuk arriti ta ndalojë, pasi hajni u zhduk para syve të saj, bashkë me stolitë në vlerë të rreth 2500 eurove, që dyshohet se hajni arriti t’i gjejë në banesën e saj.

Sipas të njëjtave burime, përveç stolive të vjedhura, në dëshminë që ministrja ka dhënë para hetuesve policorë, kuptohet se hajduti ia ka vjedhur edhe disa dokumente personale, që përfshijnë kartela bankare – madje edhe të MINT.

Raportimi i rastit vuri në lëvizje njësitë përkatëse, që kryen ekzaminimet e nevojshme në banesën e Hajdarit dhe pas dhënies edhe të deklaratës së saj, është vënë në dijeni Prokurori i Shtetit.

Me vendim të tij, është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Vjedhje e rëndë” dhe është urdhëruar ndërmarrja e të gjitha veprimeve të nevojshme për identifikimin dhe kapjen e personit të dyshuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat