Kryeministri kroat mbështet fuqishëm Kosovën pas sulmit terrorist në Banjskë, kërkon të merren masa ndaj Serbisë

Aktuale

Kryeministri kroat mbështet fuqishëm Kosovën pas sulmit terrorist në Banjskë, kërkon të merren masa ndaj Serbisë

Më: 2 tetor 2023 Në ora: 15:22
Andrej Plenkovi

Pas përfundimit të takimit me kryeministrit, Edi Rama dhe homologut të tij kroat, Andrej Plenkovi në Zagreb, dy liderët kanë dalë në një konferencë për mediat.

Në lidhje me situatë e fundit në Kosovë, kryeministri kroat  është shprehur se Kroacia e dënon me forcë atë akt dhe se ndërkombëtarët duhet të dalin në krah të Kosovës dhe të marrin masa ndaj Serbisë.

“Dëshiroj të theksoj që Kroacia e dënon me forcë vrasjen e efektivit të polciisë së Kosovës, që kanë qenë të armatosur në një formë të tillë që tregon se kjo ka qenë.

Kjo ngjarje ka qenë një incident shumë serioz dhe tregojnë sa ka forca që kërkojnë destabilizimin e Rajonit.

Reagimi i BE, KFOR, NATO duhet të jenë të qarta dhe të forta dhe të përkreahin insitucionet e Kosovës.

Duhet të bëjmë maksimumin për normalizimin e situatës. Komuniteti Ndërkombëtar ka treguar se e ka vëmendjen aty dhe po e sheh me kujdes.

Ajo që ne dimë, janë masa që BE mund të ndërmarrë ndaj Serbisë.

Ministrat e Jashtëm janë takuar në Kiev sot dhe besoj se në takim është folur edhë për këtë temë” tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat