Njësitet speciale të Policisë së Kosovës tërhiqen nga Banjska e Zveçanit

Aktuale

Njësitet speciale të Policisë së Kosovës tërhiqen nga Banjska e Zveçanit

Më: 2 tetor 2023 Në ora: 16:55
Policia e Kosovës

Pjesëtarët e njësisë speciale të Policisë së Kosovës janë tërhequr nga fshati Banjskë i Zveçanit të cilët janë zëvendësuar me njësite të ndërhyrjes së shpejtë.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendëskomandantin i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elashani.

“Njësitet janë u zëvendësuan nga njësia e ndërhyrjes së shpejtë, ka mundësi të ndryshoj edhe numri i tyre, pra të jetë më i vogël dhe të kthehet në normalitet situate në Banjskë”, tha Elshani.

Kujtojmë, se atje Policia gjatë bastisjeve ka gjetur arsenal armësh të përdorura nga terroristët serbë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat