Von Cramon kërkon që Gjermania të sjellë më shumë trupa në Kosovë

Aktuale

Von Cramon kërkon që Gjermania të sjellë më shumë trupa në Kosovë

Më: 2 tetor 2023 Në ora: 17:55
Eurodeputetja Viola Von Crammon

Eurodeputetja Viola Von Crammon që është edhe raportuese e Parlamentit Europian për Kosovën, ka shpërndarë në platformën X një njoftim të Qeverisë britanike ku thuhet se Londra do ta shtojë prezencën ushtarake në Kosovë edhe me 200 trupa tjera.

Ajo ka thënë se këtë duhet ta bëjë edhe Gjermania, e cila sipas Von Cramon, duhet të prijë me vendosjen e trupave në Kosovë.

“Vendim i rëndësishëm për të vendosur 200 trupa luftarakë  britanikë për ta përforcuar KFOR’in -NATO’n në terren. Gjermania duhet të prijë me vendosjen e trupave për të siguruar paqen, dhe për t’i mbrojtur në Kosovë aty ku KFOR’i dhe NATO janë jetikë” ka shkruar eurodepuetja gjermane.

Aktualisht Bundeswehri ka 85 ushtarë në Kosovë por sipas mediave gjermane në bazë të vendimit për zgjatjen e mandatit të tyre numri i ushtarëve mund të rritet deri në 400.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat