Kërkesa e Serbisë që KFOR ta marrë nën kontroll veriun, Bytyçi ‘godet’ Halitin, Ramën e Haradinajn!

Aktuale

Kërkesa e Serbisë që KFOR ta marrë nën kontroll veriun, Bytyçi ‘godet’ Halitin, Ramën e Haradinajn!

Nga: A.M. Më: 3 tetor 2023 Në ora: 12:14
Foto ilustrim

Atshetë ushtarakë të Serbisë kanë kërkuar që KFOR-i të marrë nën kontroll veriun dhe të fillojë një hetim ndërkombëtar.

Pas kësja, kërkese ka reaguar profesori Enver Bytyçi.

Ai në një postim në Facebokk tha se kjo vjen pas deklaratave politike të Ramës e Vuçiqit.

Bytyçi ironizoi me Ramush Haradinajn e Xhavit Halitin që deklaronin se kryeministri i Shqipërisë është keqkuptuar.

“E kanë "keqkuptuar" Ramushi e Xhaviti, por nuk e kanë keqkuptuar në Serbi”, shkroi ndër të tjera profesori, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Atashetë Ushtarakë të Serbisë në vende të ndryshme kanë bërë kërkesë zyrtare që veriu i Kosovës të vihet nën kontroll të KFOR-it dhe nëse pranohet kjo, atëherë Serbia do të pranojë gjithashtu një hetim ndërkombëtar të aktit terrorist të 24 shtatorit!

Ajo që Aleksandër Vuçiç dhe Edi Rama e deklaruan në rrafshin politik, është zyrtarizuar në pikëpamje diplomatike dhe zyrtare nga ana e Beogradit! Ndërsa Ramushi, Xhavit Haliti, e të tjerë miq të Edi Ramës vazhdojnë të thonë se "Rama është keqkuptuar" për deklaratën e tij!

E kanë "keqkuptuar" Ramushi e Xhaviti, por nuk e kanë keqkuptuar në Serbi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat