Radoiçiq paraqitet para organeve të drejtësisë, paraprakisht iu kontrolluan banesa dhe lokali

Aktuale

Radoiçiq paraqitet para organeve të drejtësisë, paraprakisht iu kontrolluan banesa dhe lokali

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 15:36
Milan Radoiçiq

Organizatori i sulmit terrorist të Banjskës së Zveçanit, Milan Radoiçiq është arrestuar sot nga autoritetet serbe.

Ai është dërguar në Pallatin e Drejtësisë në Beograd, ku ndodhet Prokuroria e Lartë Publike dhe pritet të paraqesë mbrojtjen e tij për sulmin e para 10 ditëve në veri të Kosovës.

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë më herët ka njoftuar se Radoiçiqit i është hequr liria dhe se i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë, shkruan Nova.rs.

Raportohet se atij i janë kontrolluar banesa dhe lokali, pas së cilës është dërguar për t’u marrë në pyetje në objektin e Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, ku ndodhet aktualisht.

Në sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit u vra polici Afrim Bunjaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat