Arrestimi i Milan Radoiçiqit, vjen reagimi nga Vetëvendosje

Aktuale

Arrestimi i Milan Radoiçiqit, vjen reagimi nga Vetëvendosje

Nga: N. Sh. Më: 3 tetor 2023 Në ora: 16:31
Milan Radoiçiq

Sot është raportuar se është arrestuar kryeterroristi Milan Radoiçiq në Serbi.

Për arrestimin e Radoiçiqit ka reaguar deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci.

Ai pyet se si është e mundur që për terroristët e vrarë Serbia mbanë zi, ndërsa e arrestjojnë udhëheqësin e terroristëve.

Ai këtë e quan fars të Aleksandër Vuçiqit, teksa shton se faktet janë milimetrike.

Postimi i plotë:

Si është e mundur që për terroristët e vrarë Serbia mban ditë zie, ndërsa udhëheqësin e terroristëve e arrestojnë.

Farsat e Aleksandër Vuçiqit për t’i ikur përgjegjësisë nuk pin ujë.

Faktet janë milimetrike dhe duhet dhënë përgjegjësi për sulmin terrorist kundër rendit kushtetues dhe juridik të Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat