Gashi: Arrestimi i Radoiçiqit, lojë e Vuçiqit për ta fshehur dorën e tij në sulmin terrorist të Banjskës

Aktuale

Gashi: Arrestimi i Radoiçiqit, lojë e Vuçiqit për ta fshehur dorën e tij në sulmin terrorist të Banjskës

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 17:30
Astrit Gashi

Analisti Astrit Gashi ka bërë me dije se arrestimi i Milan Radoiçiqit është tentim i Aleksander Vuçiqiti për ta fshehur dorën e tij në sulmin terrorist të Banjskës.

Ai ka vlerësuar se diplomacia kosovare duhet ta dekunstruktojë këtë lojë të Serbisë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Gashi ka shkruar Kosova duhet të reagojë me urgjencë të aleatët.

“Arrestimi i Milan Radojcicit sot ne Serbi, eshte asgje me shume dhe as me pak, se nje tentim i Aleksandar Vucicit per me "mshef" doren e tij nga agresioni qe Serbia i beri Kosoves me sulmin terrorist ne Banjske! Diplomacia e Kosoves, duhet te reagoj me urgjence te miqte tane nderkombetar! Ne dhe ata nuk bene ta pranojme kete loje te Serbise!”, ka shkruar Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat