Kongresistja republikane: SHBA-ja dhe KFOR-i duhet t’i mbajnë përgjegjës sulmuesit që kërcënojnë sigurinë e Kosovës

Aktuale

Kongresistja republikane: SHBA-ja dhe KFOR-i duhet t’i mbajnë përgjegjës sulmuesit që kërcënojnë sigurinë e Kosovës

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 17:53
Elissa Slotkin

Edhe kongresistja republikane, Elissa Slotkin, ka reaguar për vendosjen e ushtrisë serbe afër kufirit me Kosovën.

Slotkin në një shkrim në rrjetin social “X”, ka thënë se vendosja e forcave shtesë të NATO-s në Kosovë kishte për qëllim t’i dërgonte një mesazh Serbisë, që t’i tërheq trupat nga kufiri.

Ajo theksoi se provokimet e Serbisë janë një shqetësim për qytetarët e Kosovës, veçanërisht për popullatën shqiptare.

Sipas Slotkin, SHBA-ja dhe NATO-ja duhet të vazhdojnë të jenë mbrojtës të sovranitetit të Kosovës dhe t’i mbajnë përgjegjës të gjithë sulmuesit që kërcënojnë sigurinë e Kosovës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të shtunën se “nuk e ka ndër mend ta urdhërojë ushtrinë” të kalojë kufirin me Kosovën dhe se do t’i tërheqë forcat serbe nga ajo pjesë, duke pretenduar se nuk është e vërtetë se Serbia po e dërgon ushtrinë në kufi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat