Insiston që NATO ta rimarrë kontrollin e veriut të Kosovës, “shpërthen” profesori ndaj Ramës, ja me kë i koordinon qëndrimet

Aktuale

Insiston që NATO ta rimarrë kontrollin e veriut të Kosovës, “shpërthen” profesori ndaj Ramës, ja me kë i koordinon qëndrimet

Nga: N.E Më: 3 tetor 2023 Në ora: 20:44
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama- Aleksander Vuciq

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ripërsëritur propozimin e tij që kontrollin e veriut të Kosovës ta merr NATO.

Rama në një intervistë për median ndërkombëtare, ka thënë se NATO duhet të rivendosë kontrollin e veriut të Kosovës ose të përballet me dhunën e vazhdueshme midis serbëve etnikë dhe shqiptarëve në rajon, thotë kryeministri i Shqipërisë.

E ndaj kryeministrit shqiptar ka reaguar përsëri profesori dhe doktori i shkencave ndërkombëtare, Enver Bytyçi, i cili në një shkrim në facebook, ka publikuar deklaratat e politikanëve serbë të cilët kanë bërë kërkesë të njëjtë.

Në fotografinë e publikuar nga Bytyçi shihet presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, i cili ka kërkuar që KFOR ta marrë kontrollin e sigurisë në veri të Kosovës dhe ministri i punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ku ka deklaruar se sipas rezolutës 1244 forca e vetme ushtarake e sigurisë mund të jetë KFOR-i.

Bytyçi fotografisë ia ka bashkangjitur deklaratën e akademikut serb, Vaso Çubrioloviq.

Postimi i plotë i Bytyçit:

Vaso Çubrioloviq

(Akademik serb )

"Ne Sërbët nuk kemi armiq më të mëdhenj se shqiptarët, nëse duhet të ngremë kokën tonë, duhet të ulim kokën e tyre, nëse duhet të ndjehemi gjërë në territore, duhet të ngushtojmë hapësirat e tyre, nëse duhet të na dojë bota, duhet të bëjmë që bota të urrejë ata.

Që shqiptarët të braktisin vendin e tyre, duhet me çdo kusht dhe me çdo mënyrë, t'ua nxijmë jetën! Të arrijmë deri këtu, së pari duhet tu mohojmë origjinën ilire epiriote dardane dhe tu vrasin krenarinë ilire , tu shkatërrojmë vatrat dhe tu ngatërrojmë emrat, tu njollosim emblemat dhe tu fshijme simbolet e lashta ilire , duhet domosdoshmerisht, t’i bejmë që të bjerrin gjuhën dhe zakonet e tyre, njëkohesisht tu rrëmbejmë gjithçka që kanë te lashte ilire ta pervesojme ne .

Dhe t’i lëmë pa miq rreth e rrotull, derisa ata të urrejnë dhe mos durojnë njeri-tjetrin e përfundimisht të mohojnë vetveten! Që të finalizohet kjo platformë duhet domosdoshmërisht, që antishqiptarizmi të jetë filozofia dhe deviza e vetme e shtetit tonë! Mos harroni se mosqënia e Shqiptarëve është vetë-egzistenca e kombit serb."

Image
Fotografia e postuar nga Bytyçi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat