Hyseni: Nëse dikush thotë se Amerika na braktisë për shkak të Kurtit, ai nuk di politikë

Aktuale

Hyseni: Nëse dikush thotë se Amerika na braktisë për shkak të Kurtit, ai nuk di politikë

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 21:43
Skënder Hyseni

Skender Hyseni, ish-minitër i Punëve të Jashtme, ka thënë se diplomacia nuk bëhet në media.

Në këtë mënyrë ai ka reaguar për intervistën e presidentes Vjosa Osamni në CNN.

Për Hysenin diplomacia që aspiron të arrijë rezultate nuk bëhet në publik.

”Kosova ulet në tavolinë dhe në tavolinë prezantohen kushtet, jo në publik, jo në media, jo para kamerave. Nuk bëhet dialogu para kamerave. Nuk bëhet dialogu live nëpër studio televizive“, ka thënë Hyseni.

Megjithatë, ai thotë se intervista është e rëndësishme, por shton se diplomacia shkon përtej.

”Nuk fola për rëndësinë e intervistës, fola për efektet diplomatie që duhet arritur. Nuk besoj që ka Qeveri në Amerikë që i thotë Kosovës privatisht që të dërgojë ekspertë të llojllojshëm, Amerika ka eskpertë sa dush, hajde ulemi bashkë ta bëjmë një drafti statusi për Asociacionin“, ka thënë Hyseni.

Po ashtu ai ka deklaruar se SHBA-ja nuk e braktisë Kosovën për shkak të kryeministrit Albin Kurti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat