Basha i VV-së sulmon opozitën: Kosova sot më shumë po sanksionohet nga opozita, se sa nga Lajçaku

Aktuale

Basha i VV-së sulmon opozitën: Kosova sot më shumë po sanksionohet nga opozita, se sa nga Lajçaku

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 10:10
Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Dimal Basha

Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Dimal Basha ka reaguar përmes një statusi në Facebook për mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare duke akuzuar opozitën.

Basha ka treguar se janë mbi 300 milionë euro marrëveshje ndërkombëtare që presin të votohen me 80 vota në Kuvend.

Ai referuar përplasjeve të fundit të partisë në pushtet me emisarin special të Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak, ka thënë se opozita po e sanksionon më shumë Kosovën sesa vet Lajçak.

“Kosova sot më shumë po sanksionohet nga opozita, se sa nga Lajçaku!”  ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Janë mbi 300 milion euro marrëveshje ndërkombëtare që presin të votohen me 80 vota në Kuvend, por opozita nuk i voton ato, me arsyen se Kosova po ballafaqohet me masa nga BE!

Masat janë sepse Lajçaku i ka rekomandu padrejtësisht ato për me zbraps Kryeministrin nga veriu, mirëpo ngjarjet e fundit po besoj treguan qartë se kush kishte të drejtë! Megjithatë opozita po vazhdon të sillet njejtë sikur Lajçaku me Kosovën!

Kosova sot më shumë po sanksionohet nga opozita, se sa nga Lajçaku!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat