“Kosova tokë e askujt”, Tahiri kritikon deklaratën e Ramës: Duhet hulumtuar origjina e tij kombëtare

Aktuale

“Kosova tokë e askujt”, Tahiri kritikon deklaratën e Ramës: Duhet hulumtuar origjina e tij kombëtare

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 16:06
Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka kritikuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili për gazetën “Financial Times” ka thënë se Kosova është “tokë e askujt”.

Sipas saj, kjo deklaratë e kryeministrit shqiptar është skandaloze edhe antikombëtare.

Ajo ka bërë me dije se Kuvendi i Shqipërisë duhet ta thërres në seancë urgjente Ramën për këtë deklaratë.

“Kuvendi i Shqiperise duhet ta therras urgjentisht Edi Ramen ne interpelance per deklaraten e tij ne Financial Times se Kosova eshte ‘toke e askujt’ Skandaloze, antikombetare! duhet hulumtuar origjina kombetare e tij!”, ka shkruar ajo në profilin e saj në “Facebook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat