Eurodeputeti holandez shpërthen ndaj Vuçiç: Po luan me zjarrin, BE të ndëshkojë Serbinë!

Aktuale

Eurodeputeti holandez shpërthen ndaj Vuçiç: Po luan me zjarrin, BE të ndëshkojë Serbinë!

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 16:10
Thijs Reuten

Eurodeputeti holandez Thijs Reuten, në fjalën e tij në seancën e Parlamentit Evropian është shprehur shumë kritik ndaj presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç.

Reagimi i tij vjen si pasojë e agresionit serb në Kosovë të datës 24 shtator ku në fshatin Banjskë të Zveçanit u vra nga terroristët serbë rreshteri policor Afrim Bunjaku. Reuten tha se Vuçiç po luan me zjarrin.

Ai tha se për ngjarjet në veri të Kosovë, Serbia duhet të ketë pasoja.

Çfarë ndodhi në veri të Kosovës?

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe 3 u plagosën në përleshjet me një grup të armatosur në veri të vendit. Rreshteri Bunjaku u vra në pritën që grupi i armatosur kishte zënë herët në mëngjes në hyrje të fshatit Banjskës në Zveçan.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit u plagosën edhe 2 policë të tjerë. Më pas grupi i armatosur prej 30 anëtarësh u vendos në manastirin e Banjskës ku për orë të tëra, gjatë gjithë ditës së dielë u shkëmbyen të shtëna me policinë.

Në mbrëmje ministri i Brendshëm i Kosovës deklaroi se 4 sulmues u vranë. Tre trupat e serbëve u gjetën në të njëjtën ditë, ndërsa i katërti një ditë më vonë. Ndërkohë gjashtë persona të tjerë, që dyshohet se ishin të lidhur me ta, u arrestuan. Gjithashtu ishin sekuestruar sasi të madhe armatimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat