Ortaku i Radoiçiqit: Zvonko Veselinoviq u intervistua në Beograd, dyshohet se dha 1 milion euro për dy vrasje

Aktuale

Ortaku i Radoiçiqit: Zvonko Veselinoviq u intervistua në Beograd, dyshohet se dha 1 milion euro për dy vrasje

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 17:42
Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq.

Zvonko Veselinoviq njihet si një nga miqtë dhe ortakët më të afërt të kryekriminelit Milan Radoiçiq.

E ngjashëm si Milanit, edhe Zvonko, ka pasur punë me institucionet e drejtësisë në Beograd.

Zvonko Veselinoviq është intervistuar pasi atij i është përmendur emri si i dyshuar se ka dhënë 1 milionë euro për dy vrasje, raporton Nova.

Inspektori Sllobodan Milenkoviq dëshmoi duke thënë se Veselinoviq “ka siguruar një milion euro për dy vrasje”. Sipas Milenkoviqit, Veselinoviq ka siguruar gjysmë milioni për vrasjen e tij, dhe gjysmë milioni për vrasjen e inspektorit Dushan Mitiq.

Veselinoviq ka paraqitur një kallëzim penal kundër Sllobodan Milenkoviqit për kallëzim të rremë dhe shpifje, sepse ai beson se “ai dhe familja e tij janë të rrezikuar nga këto pretendime të rreme”.

“Sipas informacioneve të marra sot, tashmë janë paguar 500 mijë euro për likuidimin e inspektorit Milenkoviq dhe po aq dyshohet se është paguar edhe për likuidimin e inspektorit Mitiq. Milenkoviq do t’i informojë autoritetet për informacionin e ri, si dhe për emrin e personit që ka paguar për likuidimin, por edhe për dyshimin me urdhër të kujt është paguar. Është e nevojshme që policia dhe prokuroria të ndalojnë menjëherë lojërat politike të së drejtës për jetë dhe të gjitha resurset e tyre t’i vënë në funksion të parandalimit të së keqes”, njoftojnë nga zyra e avokatisë së inspektorit që akuzoi Veselinoviqin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat