Dogana me aksion befasues në një barnatore, konfiskon 282 paketime të barnave pa banderola

Aktuale

Dogana me aksion befasues në një barnatore, konfiskon 282 paketime të barnave pa banderola

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 17:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Njësitet Antikontrabande të Doganës së Kosovës vazhdojnë me aksione befasuese nëpër barnatore të ndryshme për të luftuar kontrabandën me barna.

Gjatë kësaj të mërkure në Istog, Njësitet Antikontrabande të Doganës së Kosovës në kuadër të planit operativ për luftimin e Kontrabandës dhe formave te tjera te Krimit kane organizuar një kontroll pa paralajmërim te një barnatore.

Siç njofton Dogana e Kosovës me ketë rast janë gjetur dhe konfiskuar 282 Paketime te barnave te ndryshëm pa banderola e që janë kontrabanduar në Kosovë përmes rrugëve ilegale, me vlerë rreth 4,000.00 Euro.

“Malli i kontrabanduar është sekuestruar dhe ndaj subjektit janë iniciuar procedurat kundërvajtëse”, thuhet tutje në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat