Fejza nga VV: Serbia minimalisht duhet ta bëj ekstradimin e Radojçiqit në Kosovë

Aktuale

Fejza nga VV: Serbia minimalisht duhet ta bëj ekstradimin e Radojçiqit në Kosovë

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 18:18
Arejta Fejza

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arejta Fejza, ka deklaruar se ajo që së paku duhet të bëjë Serbia është ekstradimi i Milan Radojçiqit në territorin e Republikës së Kosovës.

“Çka do të duhej të bënte minimalisht, urgjentisht është ekstradimi i Radojçiqit në territorin e Republikës ë Kosovës, që ai t’i përgjigjet drejtësisë.

Neve nuk na habit sjellja e Serbisë, ne po e potencojmë si minimumin e kërkesave të cilat duhet ti adresohen Serbisë, sepse ajo duhet të marrë përgjegjësinë edhe mbi atë se çfarë ka ndodhur me sulmin i cili i është bërë Kosovës”, ka deklaruar ajo në emisionin FIVE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat