Gashi: Radoiçiqi mund të vritet nga Serbia, njëjtë sikurse Arkani

Aktuale

Gashi: Radoiçiqi mund të vritet nga Serbia, njëjtë sikurse Arkani

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 19:56
Avokati Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi, ka thënë se krimineli Milan Radojçiq, mund të vritet nga vetë shteti serb.

Ai tha se kjo nuk është ndonjë praktikë e re e shtetit të Serbisë, duke e përmendur edhe shembullin e kriminelit të luftës, Arkan, i cili ishte vrarë në një hotel në Serbi, nga njerëz të Millosheviqit.

Sipas avokatit Gashi, Serbia po ashtu mund edhe ta lejojë Radojçiqin të ikë nga Serbia.

“Është kriminel me renome, ndoshta më i fuqishmi në Ballkan, por kjo mund t’i hakmerret. Radoiciqi, më i sigurt do ishte në burgjet e Kosovës se në Serbi. Mund të jetë lirimi i tij për dy arsye, ose t’i mundësohet ikja nga Serbia, apo pas një periudhe kohor t’i ndodhë ndonjë aksident, apo të vrahet. S’e kemi praktikë të re nga Serbia, ajo e ka përdoru  Arkanin në kohën e Millosheviqit, kurse vetë atë në një hotel e kane ekzekutuar në pikë të ditës. Këtë fat të Arkanit mund ta ketë shumë lehtë Radojçiqi”, tha ai.

Ai po ashtu tha se informatat që i ka Radojçiq për Vuçiqin, mund ta rrezikojnë edhe jetën e këtij të fundit.

Sipas tij kjo nuk do të ishte hera e parë që do vritej një president serb.

Gashi u shpreh se më së miri do ishte që Radojçiq të ekstradohet në Kosovë sepse sipas tij tash e ka të rrezikuar jetën në Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat