Quni: Të hetohet Lista Serbe, e mbështeti Radoiçiqin në sulmin terrorist

Aktuale

Quni: Të hetohet Lista Serbe, e mbështeti Radoiçiqin në sulmin terrorist

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 20:46
Anton Quni

Millan Radojçiq, nënkryetar i Listës Serbe, ishte në krye të sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Për këtë ai edhe u ndalua nga autoritetet serbe për tu liruar një ditë më pas.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, në prononcim për Lajmi.net ka thënë se Radoiçiqi e ka mbështetjen e plotë nga Lista Serbe, parti kjo e rexhistruar në Kosovë.

“Shumë tem interesante , tani të gjithë e dim se zyratri  më I lartë I kësaj partie është i implikuar në këtë akt terrorist dhe tani ai është i kërkuar nga organet e tona të drejtësisë. Duhet me pas në konsideratë se ai e ka mbështetjen e plotë të Listës Serbe, të cilët i kanë edhe vendet e siguruara në parlament”, u shpreh Quni.

Quni ka kërkuar nga organet e drejtësisë së Kosovës që hetohet partia Lista Serbe, pasi sipas veprimet terroriste të Radoiçiqit në Banjsë është mbështetur edhe nga kjo parti.

“Unë konsideroj se të gjithë ato organizata, shërbime, të cilat e kanë mbështetë aktin e kryekriminelit, Radoiçiq, do të duhet të trajtohen nga organet tona të drejtësisë, në mesin e tyre është edhe partia Lista Serbe, edhe kjo do të duhej t’i nënshtrohej organeve tona të drejtësisë, unë më shumë i përkrahi veprimet institucionale sesa ato populliste”, u shpreh ai.

Ndërsa lidhur me thirrjen e deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, që tu ndalohet qoftë edhe në mënyrë fizike hyrja, deputetëve të Listës Serbe në Kuvend, Quni ka thënë se është veprim populist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat