Quni: Me veprimet për targat e reciprocitetin i është ngritur imuniteti Serbisë

Aktuale

Quni: Me veprimet për targat e reciprocitetin i është ngritur imuniteti Serbisë

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 21:56
Anton Quni

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, i ka kritikuar veprimet e mëhershme të Qeverisë së Kosovës, në veri të vendit, siç ishin ato për targat e reciprocitetin dhe hyrja e kryetarëve të komunave veriore në objekte komunale.

Ai në “Debat Plus”, tha se këto veprime pa koordinim me partnerët ndërkombëtarë e kanë ndihmuar Serbinë dhe presidentin e saj Aleksandër Vuçiq.

“Me ato doza, tabelat, reciprociteti, dalja e policisë në sigurimin e kryetarëve të komunave. Këto janë doza që ia kanë ngritë imunitetin Serbisë. Për shkak këtyre nxitjeve, krijimit të preteksteve, ka bërë që Vuçiqi të konsiderohet si faktor stabiliteti. Filluan emisarët evropianë të thurin lavde. Në vecanti kur Kurti tha se e pranon marrëveshjen kurse Vuçiqi jo, por veprimet ishin në shpërputhje me qëndrimet në takimin e Ohrit”, tha ai.

Quni u shpreh se Kurti thoshte diçka tjetër e në realitet vepronte diçka tjetër.

“Këtë hipokrizi e lexon çdonjëri, nuk mundesh si politikan t’I kesh deklarimet në shpërputhje me veprimet. Nëse thua do të punoj për shtensionim, në fakt merr veprime me tensionu, kjo lexohet lehtë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat