Azem Vllasi zbulon gënjeshtrën për Radoiçiqin, tregon kë terrorizoi në veri të Kosovës

Aktuale

Azem Vllasi zbulon gënjeshtrën për Radoiçiqin, tregon kë terrorizoi në veri të Kosovës

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 22:33
Azem Vllasi

Analisti politik dhe avokati, Azem Vllasi, i hedh poshtë pretendimet nga Serbia se Milan Radoiçiq, i cili pranoi organizimin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit ku u vra pjesëtari i Policisë së Kosovës, dhe grupit i tij kanë blerë armë në Bosnjë dhe Hercegovinë, më saktë në Tuzla.

“Këto tregime për fëmijë të vegjël. Dhe këto janë tregime të shpikura nga shërbimi i inteligjencës ushtarake”, tha Vllasi për “N1”.

Më tej Vllasi tha se Radoiçiq ka terrorizuar serbët në Kosovë.

“Thuhet se u ka dhënë 10 apo 15 mijë euro atyre serbëve që do të pranonin të digjnin veturat e serbëve me targa të Kosovës. Atje u gjetën 16 laboratorë për prodhimin e kokainës. Duhet të pyesim veten se prej nga gjitha ato ndërtesa në Serbi për Radoiçiqin dhe mikun e tij Veselinoviqin, ata janë ndër serbët më të pasur. Qeveria u mundësoi atyre biznese të ndryshme”, tha Vllasi.

I pyetur se prej nga vjen Tuzla në gjithë historinë e furnizimim me armë, Vllasi tha se duhet dëshmuar se Bosnja dhe Hercegovina po ndihmon dhe sponsorizon nuk e di kë…”.

“Nuk mund të komentoj gënjeshtra dhe marrëzi të tilla. Nuk ka dyshim se armët janë nga arsenali ushtarak. Nëse vërtet kanë blerë nga Bosnja e Hercegovina, pse nuk e kanë bërë nga Bijelina apo Zvorniku? Këto gënjeshtra janë paketuar në shërbimin e inteligjencës ushtarake”, tha ai.

Kujtojmë se Milan Radoiçiq (45) është marrë në pyetje në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd të martën nën dyshimin se ka kryer veprat penale të bashkimit me qëllim të kryerjes së veprave penale, prodhimi, posedimi, mbajtja dhe trafikimi pa leje i armëve të zjarrit me , për momentin disa persona të panjohur dhe lëndë plasëse dhe krime të rënda kundër sigurisë së përgjithshme.

Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin ndaj Policisë së Kosovës më Banjskë, është ndaluar nga autoritetet në Serbi nën dyshimet se ka blerë e trafikuar armë dhe mjete shpërthyese, si dhe për vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme.

Sipas Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, Radoiçiqi dyshohet se ka siguruar armë nga Tuzla në Federatën e Bosnjë e Hercegovinës. Radoiçiqi nuk i ka pranuar akuzat.

Këto pretendime në lidhje me prokurimin e armëve në Tuzla nuk janë konfirmuar nga asnjë institucion në Bosnje dhe Hercegovinë.

Radoiçiq u lirua të mërkurën nga Gjykata e Lartë e Serbisë, një ditë pasi u ndalua, nën dyshimet se ka kryer një sërë veprash – përfshirë trafikim armësh dhe krime kundër sigurisë së përgjithshme.

Atij iu ndalua, po ashtu, shkuarja në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat