Gërvalla: Radoiçiq t’i dorëzohet Kosovës tash, procesi kundër tij në Serbi është farsë

Aktuale

Gërvalla: Radoiçiq t’i dorëzohet Kosovës tash, procesi kundër tij në Serbi është farsë

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 23:45
Donika Gërvalla, Milan Radoiçiq

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka deklaruar se Milan Radoiçiq duhet t’i dorëzohet Kosovës.

Kjo deklaratë e saj vjen pasi autoritetet serbe e liruan atë nga ndalimi.

Radoiçiq e ka marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist më 24 shtator në veri dhe për këtë ai është dënuar me ndalim të ardhjes në Kosovë, si dhe i është marrë pasaporta.

Për këtë, Gërvalla thotë se procesi kundër Radoiçiqit është vetëm farsë e Beogradit.

Në këtë mënyrë, kryediplomatja e Kosovës thotë se grupi terrorist është urdhëruar nga Serbia.

”Lirimi i shpejtë i terroristit Radoiçiq një ditë pas arrestimit të tij në Serbi dëshmon se i gjithë ky proces është një farsë.  Shteti serb urdhëroi sulmin ndaj Policisë së Kosovës dhe nuk mund të pritet që të japë drejtësi. Radoiçiq duhet t’i dorëzohet Kosovës tani”, ka shkruar ajo në Twitter. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat