Muja: Sulmuesit në Banjskë cak e kishin Policinë e Kosovës dhe zyrtarët e Qeverisë

Aktuale

Muja: Sulmuesit në Banjskë cak e kishin Policinë e Kosovës dhe zyrtarët e Qeverisë

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 00:02
Armend Muja

Deputeti I Lëvizjes Vetëvendosje, tha se grupi sulmues në Banjskë të Zveçanit, cak të drejtpërdrejtë e kanë pasur Policinë e Kosovës dhe zyrtarët e Qeverisë.

Madje sipas tij, rreziku nga ky sulm në veri, ka qenë më i madh se sa që është përshkruar në shoqëri.

“Këta e kanë pasur cak të drejtpërdrejtë Policinë e Kosovës dhe zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, që kanë operuar në atë pjesë. Rreziku ka qenë më i madh se sa po shpërfaqet në shoqëri. Motiv i tyre ka qenë që të ndryshohet realiteti në teren, të vendosen struktura alternative paralele dhe të njëjtat pastaj ti proklamojnë planet e tyre për aneksimin dhe copëtimin e asaj pjese”, deklaroi Muja.

Njëherit, Muja vlerësoi që aktualisht dialogu nuk duhet të jetë primar, pasi sipas tij, tani më e rëndësishme është siguria e brendshme e Kosovës.

Kujtojmë se në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, grupe të armatosura serbësh sulmuan policinë e Kosovës më 24 shtator, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat