Avokati serb: Veç ka kryer punë presioni ndërkombëtar, se Serbia nuk do të merrej kurrë me Milan Radoiçiqin

Aktuale

Avokati serb: Veç ka kryer punë presioni ndërkombëtar, se Serbia nuk do të merrej kurrë me Milan Radoiçiqin

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 10:16
Sead Spahoviq

E gjithë procedura kundër udhëheqësit të terroristëve të veriut, Milan Radoiçiqit po zhvillohet nën presion sepse bashkësia ndërkombëtare po e kërkon këtë. Përndryshe procedura nuk do të zhvillohej.

Kështu thotë avokati Sead Spahoviq përN1.

“Serbisë i bëhet presion për të zbatuar ligjet e veta dhe kjo nuk është normale. Serbia është nën presion për të zbatuar ligjet e miratuara nga Kuvendi i Serbisë, dhe ne jemi të zemëruar për këtë dhe duam të përmbushim kapitullin 23, të jetë një shtet ligjor, të ketë sundim të ligjit, një gjyqësor të pavarur”, tha avokati Spahoviq në emisionin Neësnight.

Spahoviq theksoi se qeveria po dërgon mesazh se punojnë nën presion sepse, siç tha ai, ka një komponent të rëndësishëm në formimin e opinionit publik. “Ai është patriotizmi. Këtu patriotizmi është vlera numër një”.

Sipas avokatit aksioni i 24 shtatorit në Banjska do t’u sjellë vota pushtetarëve, populli është për të.

“90 për qind e popullit është për zgjidhjen e gjithçkaje në Kosovë me armë, por jo ata, por dikush tjetër. Gjëja kryesore është patriotizmi, dhe në përkthim nacionalizmi, një projekt shovinist që është në skenë”, thotë Spahoviq.

Ai po ashtu ka theksuar se ky rast ka, siç tha ai, një “komponent të ri”.

“Të pandehurit që akuzohen për krimet më të rënda, gjëja e parë që bëjnë është mbrojtja e qeverisë. Është një modë e shfaqur vitet e fundit. Ata njerëz shkojnë në media dhe shkojnë ku dëgjohen dhe mbrojnë qeverinë dhe thonë se qeveria nuk ka lidhje me të. Është e pabesueshme që një njeri nuk mbrohet për krimet më të rënda, por mbron qeverinë. Nuk kam dëgjuar kurrë për një gjë të tillë, nuk ka ndodhur kurrë. Dhe pse është kështu? Ka një simbiozë, ata mbrojnë njëri-tjetrin. Shteti duhet të marrë pjesë në krimin e organizuar që të organizohet. Historia për armët Tuzla – Beograd është një trillim. Është trillim se në Beograd ka pasur armë që prokurori nga Beogradi të jetë përgjegjës për këtë rast. Po kështu, historia se armët kanë ardhur nga Tuzla është një trillim për të mbuluar origjinën e armëve, të cilat janë nga Serbia. E gjithë kjo procedurë shërben për të mashtruar ata që duan të mashtrohen”, theksoi avokati.

Spahoviq shpjegoi gjithashtu se “në konceptin e krimit të organizuar, qeveria është gjithashtu një komponent”.

“A e dini se deri më tani ka pasur raste që disa janë kapur me drogë? A e dini se ka kriminelë lufte që punojnë në Beograd në strukturat qeveritare? A e dini se themeluesi i kampit të përqendrimit në Bosnje është këshilltari kryesor i Aleksandar Shapiqit. Ai shkroi urdhrin “që askush të mos vrasë askënd në kamp pa miratimin tonë”. Ai njeri është zyrtar. Dhe kjo nuk është vetëm një specialitet i kësaj qeverie, por populli e pranon”, tha ai.

Spahoviq beson se e gjithë procedura do të mbetet pa përgjigje, sepse, siç tha ai, “për këtë arsye po zhvillohet”.

“Pika e parë, sipas së cilës Radoiçiq u ndalua dhe më pas u lirua, nuk ekziston, sepse ai nuk ka ku të shpëtojë. Këto janë kualifikime të rreme që nuk ekzistojnë. Procedura po falsifikohet, këto janë kualifikime të rreme ligjore që nuk qëndrojnë për atë krim. Thuhet se ai është kreu i grupit. Ai nuk është ndonjë kryetar në fshat. Është një formacion ushtarak”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat