Vetëvendosje s’e vototi rezolutën, Deliu-Kurtit: Kallxoji policisë çfarë kryeministri je

Aktuale

Vetëvendosje s’e vototi rezolutën, Deliu-Kurtit: Kallxoji policisë çfarë kryeministri je

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 13:28
Blerta Deliu

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka shprehur kritikë për shumicën parlamentare që nuk e votoi një rezolutë të tyre për përmirësimin e kushteve në Policinë e Kosovës.

Sipas kësaj rezolute, kërkon që policia të bëhej me sigurim shëndetësor, të dilnin shtesat dhe të mundësohej pensionimi I ‘parakohshëm’.

“S’kanë sigurime. 24 janë rënë në detyre. Shumë kanë dhënë dorëheqje për shkak të kushteve”, është shprehur deputetja Deliu-Kodra.

“Kallxoju sot qytetarëve dhe policisë së çfarë kryeministri je. Sytë i kanë tek ky parlament. Por Sot ti ju hakmore opozitës dhe s’po do ta votosh rezolutën që ndihmon policinë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat