Haxhiu i ashpër me Kurtin: Me këtë mashtruesin këtu nuk ia vlen me repliku

Aktuale

Haxhiu i ashpër me Kurtin: Me këtë mashtruesin këtu nuk ia vlen me repliku

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 13:55
Bekim Haxhiu

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu i ka replikuar kryeministrit Albin Kurti që akuzoi opozitën që nuk po i voton marrëveshjet ndërkombëtare.

Haxhiu tha se PDK-ja ka mbështetur marrëveshje ndërkombëtare në këtë legjislaturë në vlerë 819 milionë euro.

“Me këtë mashtruesin këtu nuk ia vlen me repliku. Por për hir të qytetarëve do të ju jap disa fakte rreth marrëveshjeve ndërkombëtare në këtë legjislaturë.

Deri më tani në këtë mandat janë voto0uar marrëveshje ndërkombëtare dhe kredi në vlerë 819 milionë euro. 246 milionë euro janë kredi, 258 milionë janë grante, 314 janë fonde nga IPA. Të gjitha këto janë votuar me votat e opozitës dhe nuk mundesh me trajtu opozitën bash si të duash ti. Ndoshta edhe mundesh por më pastaj nuk mundesh”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat