“Aksion serbo-rus”, analisti: Pas Banjskës do kalohej në kryengritje, Radoiçiq s’e priste dështimin e terroristëve

Aktuale

“Aksion serbo-rus”, analisti: Pas Banjskës do kalohej në kryengritje, Radoiçiq s’e priste dështimin e terroristëve

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 15:10
Sadri Ramabaja

Analisti Sadri Ramabaja ka folur në lidhje me arrestimin e terroristit serb, teksa tha se kapja e Milan Radoiçiç dhe më pas lirimi i tij ishte një skenar i përgatitur me variante të ndryshme.

Sipas Ramabajës, Radoiçiç nuk e kishte parashikuar dështimin e terroristëve serbë në veri të Kosovës.

“Aksioni i njësisë paramilitare, natyrisht i komanduar nga shtabi i ushtrisë serbe ishte paramenduar që të shndërrohej në një kryengritje të tipit të Donbasit ose Krimesë. Ndërkaq dështoi, falë intervenimit të shpejtë të njësisë speciale të Policisë së Kosovës.

Është e qartë se në vijnë vertikale nëse e shohim çdo gjë ka shkuar sipas marrëveshjes paraprake, jo thjesht të Aleksandër Vuçiçit, por edhe të mentorit të tij Putinit, pra kemi të bëjmë me një aksion të dyzuar serbo-rus, që për qëllim final kishte hapjen e frontit të dytë të luftës”, u shpreh Ramabaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat