Cili ishte plani i Serbisë? Ramabaja: Pas Kosovës, do të shkaktonte tensione në këto dy shtete

Aktuale

Cili ishte plani i Serbisë? Ramabaja: Pas Kosovës, do të shkaktonte tensione në këto dy shtete

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 15:47
Sadri Ramabaja

Analisti Sadri Ramabaja deklaroi se qëllimi i Serbisë pas aneksimit të një pjese të veriut të Kosovës, ishte të shkaktonte tensione në Mal të Zi dhe Bosnjë.

Ai tha se aksioni i njësisë paramilitare, i komanduar nga shtabi i ushtrisë serbe ishte paramenduar që të shndërrohej në një kryengritje të tipit të Donbasit ose Krimesë dhe dështoi falë intervenimit të shpejtë të njësisë speciale të Policisë së Kosovës.

“Është një përpjekje për të mbrojtur kokën e krimit që është Vuçiç, pasi kemi të bëjmë me një agresion ndaj një shteti të pavarur, Radoiçiç është vetëm një vegël e shtetit serb.

Pas dështimit të planit A, Serbia kaloi te Plani B, inaugurimi i aksioneve ushtarake të kësaj natyre jo vetëm në Kosovë, por edhe në Mal të Zi e Bosnjë, ky është projekti i botës serbe, plani B parashikon ndërhyje ushtarak”, tha analisti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat