“Reagimi i Kosovës ndaj sulmit terrorist, i duhuri”, ministri gjerman: Duhet të sigurohemi që historia të mos përsëritet

Aktuale

“Reagimi i Kosovës ndaj sulmit terrorist, i duhuri”, ministri gjerman: Duhet të sigurohemi që historia të mos përsëritet

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 16:15
Cem Ozdemir

Ministri gjerman i Bujqësisë, Cem Ozdemir, pas një takimi me kryeministrin Albin Kurti, e ka vlerësuar të arsyeshëm reagimin e institucioneve të Kosovës pas agresionit të paprovokuar serb ndaj Policisë në veri të vendit më 24 shtator.

Ai përcolli qëndrimin gjerman lidhur me çështjen, teksa theksoi se Pavarësia e Kosovës duhet të respektohet dhe se për gjendjen e komunitet serb duhet të diskutohet vetëm brenda kufijve të Kosovës.

Ozdemir ka folur pasi është pritur në takim nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.

“Së pari më lejoni të shpreh ngushëllimet e mia për humbjen e jetës së zyrtarit policor gjatë këtij akti terrorist nga këta kriminelë që vranë njërin nga policët tuaj dhe plagosën të dytin. Dhe më lejoni gjithashtu të shpreh se kam vërtet respekt të thellë për reagimin shumë të arsyeshëm që qeveria juaj dhe policia juaj ka treguar në këtë akt provokimi. E di që kjo nuk është një situatë e lehtë, ndaj vizita ime këtu është përtej bashkëpunimit tonë të shkëlqyer dypalësh, por edhe një gjest solidariteti”, ka thënë ministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat