Harry Bajraktari: Edi Rama ndalo çdo plan që je duke bërë për Kosovën

Aktuale

Harry Bajraktari: Edi Rama ndalo çdo plan që je duke bërë për Kosovën

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 16:34
Edi Rama dhe Harry Bajraktari

Harry Bajraktari, biznesmeni i njohur shqiptaro-amerikan në New York , i ka bërë thirrje kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, që të ndalojë çfarëdo plani që është duke bërë për Kosovën.

Ai ka shkruar në Twitter se Kosova është shtet i pavarur dhe ka institucione, derisa ka shtuar se askush nuk flet në emrin e Kosovës përpos përfaqësuesve të zgjedhur.

“Edi Rama duhet të ndalojë çfarëdo që është duke konsumuar. Kosova ka zgjedhur parlamentin, një qeveri, një kryeministër dhe një president. Është shtet i pavarur. Askush nuk flet për Kosovën, pos përfaqësuesit e saj të zgjedhur”, ka shkruar ai.

NATO duhet të rivendosë kontrollin e veriut të Kosovës ose të përballet me dhunën e vazhdueshme midis serbëve etnikë dhe shqiptarëve në rajon, sipas kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.

Rama kërkon një konferencë të nivelit të lartë që përfshinte liderët e Francës dhe Gjermanisë dhe riangazhimin e SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi.

“Kjo është mënyra më e mirë për të dalë nga kjo çmenduri e pafund”, tha ai.

Rama tha se ai kishte tërhequr tashmë vëmendjen për përkeqësimin e situatës së sigurisë në Kosovë gjatë një samiti të NATO-s, në korrik.

“Qëllimi ishte njohja e plotë e Kosovës në BE dhe në Kombet e Bashkuara”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat