A do të sanksionohet Serbia? Vuçiq: Do të flas pasi t’i kryej takimet me Macronin dhe Borell

Aktuale

A do të sanksionohet Serbia? Vuçiq: Do të flas pasi t’i kryej takimet me Macronin dhe Borell

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 17:17
Macron- Vuciq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq  pas takimit të Komunitetit Politik Europian  në Granadë të Spanjës është pyetur nga gazetarët nëse Serbia do të përballet me sanksione për shkak të sulmit terrorist në Kosovë.

Ai ka thënë se për këtë mund të flas pasi t’i kryej takimet me Presidentin e Francës Emanuel Macron dhe Përfaqësuesin e Lartë Josep Borell. Ndërsa ka thënë se kjo cështje do të jetë temë edhe në takimin e nesërm të Këshillit Evropian.

“Unë kam biseduar me të gjithë për të gjitha temat, sic e dini asnjëherë asgjë s’kam fshehur nga populli ynë. Nesër është një takim i rëndësishëm i Këshillit Evropian dhe do të shohim se si do të shkoj. Mund të japë më shumë konkluzione sonte në mbrëmje kur t’i përfundojë bisedat me Presidentin Macron  dhe disa liderë tjerë europianë përfshirë edhe Josep Borellin” ka thënë Vuçiq.

Ndryshe, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani gjatë takimeve në Samitin e KPE ka kërkuar që BE t’i vendos sanksione Serbisë duke thënë se nuk pranon takim me Presidentin e këtij shteti pa këto masa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat