Deputetët e VV-së e gjuajnë gurin dhe e fshehin dorën, flasin tinza e ku nuk i dëgjon publiku- Flet Musliu

Aktuale

Deputetët e VV-së e gjuajnë gurin dhe e fshehin dorën, flasin tinza e ku nuk i dëgjon publiku- Flet Musliu

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 21:17
Ganimete Musliu

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka komentuar provokimin në mes të deputetit të VV-së, Adnan Rrustemi dhe deputetit të AAK-së, Bekë Berisha.

Sipas saj, deputetat e VV-së flasin tinëz dhe mbas shpine kur nuk i dëgjon askush.

“Deputetat e Vetëvendosjes janë deputet të cilët e gjuajnë gurin dhe e fshehin dorën, do të thotë flasin tinëz e mbas shpine kur nuk i ndëgjon, ndërsa Bekë Berisha ishte me mikrofon dhe nuk mund të fshihej, këta ishin në kushte të pabarabarta, po ta kishte mikrofonin dhezë Adnan Rrustemi nuk do ta kishte provoku Bekë Berishën, në mënyrën si e ka provoku”, tha ajo.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu musafire në këtë emision ka komentuar një situatë ku deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, gjatë fjalimit të tij në seancën e Kuvendit të enjten është nervozuar me njërin nga deputetët e VV-së , të cilit i është drejtuar me fjalët “veç mos më shti me të ardh qaty”.

Për këtë Ganimete Musliu ka thënë se bëhet fjalë për deputetin e LVV-së, Adnan Rrustemi ku ka thënë se në momentet kur e ka përballë Kurtin është në gjendje me bë gjithçka që t’ia bëjë qejfin.

“Kjo ngjarje në Kuvendin e Kosovës na ndodhin jo shpesh dhe Bekë Berisha këtë diskutim e kishte me deputetin e LVV-së ku është i ulur në karrikën e parë edhe në momentin që ai kur është përballë Kurtit është në gjendje me bë gjithçka që t’ia bëjë qejfin”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat