Quni: Armët e përdorura në veri ishin për njësi elite, nuk mund të sigurohen në treg të zi

Aktuale

Quni: Armët e përdorura në veri ishin për njësi elite, nuk mund të sigurohen në treg të zi

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 21:44
Anton Quni

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, tha se armët e përdorura në sulmin në veri të Kosovës ishin armë për njësi elite të cilat nuk kanë mundur të kalojnë nga njësitë institucionale në ato paramilitare pa dijeninë e autoriteteve.

Quni tha se këto armë janë shumë të kushtueshme derisa shtoi se edhe numri i tyre është i limituar.

“Nëse flasim për atë granat-hedhësin automatik M93, ajo është armë e limituar dhe kryesisht prodhohet për njësitë elite, nuk është armë standarde e ushtrisë konvencionale. Është për njësitë anti-terror, njësitë për ndërhyrje të shpejtë, për reagime të shpejta etj. Numri është i limituar dhe me besim të madh iu ipet njësive të xhandarmërisë, njësive anti-terror, të armatës së Serbisë që janë batalioni i parashutistëve të Nishit. Pastaj është një brigadë për operacione të veçanta, quhet Briganda 72 me lokacion në Beograd, për xhandarmërinë dhe është e pamundur që pa njohuritë dhe pa dijen e autoriteteve të shtetit kjo armë të kaloj nga njësitë institucionale tek njësitë paramilitare”, tha Quni.

Quni tha se armët që janë parë në veri të Kosovës të cilat i kishin grumbulluar qytetarët serbë në këtë pjesë, ishin të konservuara dhe të dedikuara për ata që do t’i bashkoheshin këtij grupi terrorist.

“Pastaj kemi parë edhe minahedhës, për të cilat, për të shërbyer dhe për të qenë operacional duhen së paku 4 pjesëtarë nga ekipi, filluar nga njehsuesi deri tek ai që i përgatitë predhat për qitje. Minahedhës 82 mm me rreze veprimi 4800 metra për të cilët janë siguruar diku rreth 80 predha me mbushje të ndryshme. Ato nuk sigurohen aq lehtë në tregun e zi apo tregun e lirë. Edhe nga kualiteti i armës shihen që kanë qenë armë të konservuara, do të thotë të punuara për një kohë të gjatë. Ato nuk kanë arrit as me i dekonservu, me i vu në funksion që me qenë operacionale. Kanë qenë të ambalazhuara, të deponuara në brendinë e mjeteve transportuese, të dedikuara për ata që do i bashkëngjiteshin këtij grupi terrorist”, u shpreh Quni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat