Bislimi: Kosova e angazhuar në avancimin e agjendës evropiane

Aktuale

Bislimi: Kosova e angazhuar në avancimin e agjendës evropiane

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 23:02
Pamje nga takimi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë qëndrimit në Bruksel mbajti një diskutim me përfaqësues nga Komiteti për Politikë e Siguri (PSC), ku ishin prezent ambasadorë e përfaqësues të misioneve diplomatike të shteteve anëtare dhe nga BE-ja.

Sipas një komunikate për medie nga Qeveria, në këtë takim Bislimi prezantoi perspektivën evropiane të Kosovës, përkushtimin e angazhimin në zbatimin e reformave dhe përmbushjen e kritereve.

“Viti i kaluar ishte vit evropian për vendin ku u arrit liberalizimi i vizave dhe u aplikua për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe për anëtarësim në BE. Ndërthurur me rritjen që njohu vendi në zhvillim ekonomik, e suksesin e faktuar në rankime ndërkombëtare në fusha si sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit, liria e mediave, u dëshmua vullneti dhe angazhimi i Republikës së Kosovës në avancimin e agjendës evropiane. Vendi ynë dëshmoi se po performon pozitivisht në indikatorë të ndryshëm përtej barrierave e pengesave me të cilat vendi ynë është përballur”, thuhet në komunikatë.

Ndërsa, lidhur me situatën aktuale, zëvendëskryeministri Bislimi tha se me 24 shtator Serbia orkestroi akt agresioni ndaj Republikës së Kosovës, ku u vra Rreshteri i Policisë, tashmë Heroi i Kosovës, Afrim Bunjaku.

“Faktet e përfshirjes së institucioneve të Serbisë janë të shumta, nga prezenca e organizimi i agresionit nga Milan Radojçiq, prezenca e truprojës së shefit të BIA, Vulin, e deri tek mjeti i gjetur e konfiskuar në pronësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, vërtetimi i dhënë nga ushtria serbe për pajisje me armatim të rëndë, strehimi i terroristëve në Serbi dhe glorifikimi i tyre”, ka thënë ai.

Zëvendëskryeministri Bislimi i informoi pjesëmarrësit edhe mbi procesin e dialogut e takimin e fundit të nivelit të lartë mbajtur me 14 shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat