“Politico” kritikon Samitin në Granada: Gjithçka ishte e kotë

Aktuale

“Politico” kritikon Samitin në Granada: Gjithçka ishte e kotë

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 23:36
Samiti i Granadas

Një samit që mblodhi afër 50 liderë evropianë, dhjetëra ndihmës e gazetarë, përfundoi pa ndonjë përparim të rëndësishëm për të zgjidhur konfliktet që “po i trokasin Evropës në derë”, shkruan POLITICO.

Si edicioni i tretë i këtij projekti të presidentit francez, Emmanuel Macron, Komuniteti Politik Evropian, në parim është dukur si një mundësi për të ndërmjetësuar paqen midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, për të de-përshkallëzuar tensionet në Ballkan dhe për të zhvilluar një bisedë strategjike për sigurinë e kontinentit, shkruan tutje mediumi, por që “[liderët evropianë] nuk arritën të ecin përpara”.

E, përpos fokusit te Ukraina dhe shtetet e tjera, POLITICO kanë komentuar edhe situatën mes Kosovës dhe Serbisë. Ky medium ka kritikuar mungesën e përparimit në destabilizimin e tensioneve Kosovë-Serbi, si pasojë e dështimit të mbajtjes së një takimi mes Osmanit dhe Vuçiqit, gjë të cilën Presidentja e Kosovës nuk e pranoi “pa e sanksionuar Serbinë”.

“Përpjekjet për të zbutur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë ishin po aq të kota. Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani refuzoi bisedimet me homologun e saj serb Aleksandar Vuçiç nëse nuk vendoseshin sanksione kundër Beogradit, pas një sulmi serb në Kosovë”, shkruan “Politico.eu”, versioni për Evropë i mediumit amerikan me të njëjtin emër.

Tutje, edhe anulimi i konferencës për media nga ana e nikoqirit, nuk është pritur mirë. Samitin në fjalë, POLITICO, e ka quajtur “joformal”.

“Ndjenja e dështimit të samitit joformal kulminoi kur nikoqiri i samitit, Spanja, anuloi në momentin e fundit një konferencë për media të planifikuar herët, që konsiderohej element kyç nga rreth 700 gazetarë. Konferenca kishte për qëllim të shënonte zyrtarisht dorëzimin e administrimit të Komunitetit Politik Evropian nga Spanja në Mbretërinë e Bashkuar”.

Në fund, është komentuar edhe se si disa prej liderëve, si kryeministrja italiane, Georgia Meloni, që nga nisja e Samitit të BE-së janë dukur të pa interesuar për t’u përfshirë, pasi është parë teksa ka kaluar kah gazetarët e as nuk është ndalur t’i thotë dy fjalë për prezencën e saj aty. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat