Kryediplomati shqiptar: Presim që Serbia të nisë një hetim serioz për grupin kriminal

Aktuale

Kryediplomati shqiptar: Presim që Serbia të nisë një hetim serioz për grupin kriminal

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 14:28
Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani ka kërkuar nga Serbia që të nisë një hetim serioz për grupin kriminal që kreu sulmin terroristë mbi Policinë e Kosovës, më 24 shtator, në Banjskë të Zveçanit.

Hasani theksoi nevojën që dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë të ngritët në nivelin e një Konference Ndërkombëtare, me planin franko-gjerman.

“Nuk ka asnjë ndryshim prej ministrave të jashtëm të Republikës së Shqipërisë, por ka ndryshime në gjeo-politikën. Ka ndodhur një ngjarje shumë e  rendë. Një sulm terrorist-kriminal në veri të Kosovës që kushdo që do mbante detyrën që unë kam do të vepronte në të njëjtën mënyrë. Qëndrimi ynë ndaj procesit të dialogut, normalizimit në anën tjetër mbetet i pandryshuar dhe është në harmoni të plotë me atë të ShBA-së dhe BE-së. Megjithatë ne kemi deklaruar dhe kërkuar disa herë publikisht dhe zyrtarisht në instanca më të larta  të Komuniteti euro-atlantik se formati i këtij dialogu të normalizimit duhet të ngritët në planin e një Konference Ndërkombëtare të normalizimit me planin franko-gjerman si udhërrëfyes në tryezën e bisedimeve”, ka thënë Hasani.

Tutje kryediplomati shqiptar deklaroi se dialogu është e vetmja rrugë për t’i normalizuar marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Presim që Serbia të nis një hetim serioz për grupin terrorist-kriminal, potencialisht të përfshirë në një konflikt të armatosur në veriun e Kosovës dhe lidhjen e tyre me trafikant armëve dhe individë apo subjektet tjera në Serbi apo gjetkë. Por sidomos në situatën e tanishme dialogu Kosovë -Serbi është rruga e vetme drejt paqes”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat