“Qyqan, mshele gojën…” – përplasje e ashpër mes Samiut të VV-së e atij të LDK-së në korridorin e KQZ-së

Aktuale

“Qyqan, mshele gojën…” – përplasje e ashpër mes Samiut të VV-së e atij të LDK-së në korridorin e KQZ-së

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 16:13
Sami Kurteshi

Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Sami Kurteshi e Sami Hamiti sa nuk janë përleshur fizikisht në përfundim të mbledhjes.

Kurteshi edhe pas largimit të pothuajse të gjithë anëtarëve nga mbledhja vazhdoi që të kundërshtojnë vazhdimin e mandatit të shefit të Sekretariatit, Burim Ahmetaj.

Me këtë rast ndërhyri Sami Hamiti i LDK-së, duke thënë se duhet që t’i drejtohen Gjykatës, edhe pse tha se shumë vendimet që VV-ja i ka marrë janë heshtur poshtë.

Me këtë rast reagoi Kurteshi duke i quajtur të gjithë “qyqana” e “mshele gojën”.

Debati i tyre vazhdoi edhe në korridorin e KQZ-së, që për pak sa nuk përfundoi në përleshje fizike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat